Goli i parë me Atletico ka shijen e 3 pikëve

Futboll

Goli i parë me Atletico ka shijen e 3 pikëve

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 18:51
Goli i parë me Atletico ka shijen e 3 pikëve

Një fitore për zemra te forta ajo e arritur sot pasdite nga Atletico Madrid, i cili vetëm në fund shënon me Memphis Depay dhe mund Celta Vigo, duke u ngjitur në vendin e katërt ne renditje.

Një lojë e djersitur për djemtë e Simeones, të cilët mbetën në 10 në njëzet minutat e fundit për shkak të përjashtimit të Saviq.

Ndeshja ishte e veshtire per shkak se Atletico nuk gezon shendet te plote dhe sepse kete sezon duket me pak e forte nga vjet.

Skuadra e Colchoneros hasi veshtiresi ndaj Celtas ne pjesen e pare dhe madje rrezikoi te shkonte ne disavantazh.

Megjithate, ne pjesen e dyte, kur pikerisht ishte gjithcka ne ekuiliber, Saviq humbet sulmuesin e Celta-s dhe per ta penguar e terheq disa here nga fanella deri sa futet ne zone dhe bie.

Arbitri vershellen dhe jep goditje denimi ne hyrje te zones, duke i treguar te kuqin Savic.

Pikerisht kur dukej se barazimi do te ishte i arte per bardhekuqte, vjen  ajo shtyse dhe ajo force karakteri.

Depay qe ishte kthyer ne mesfushe fiton top dhe lufton, duke nisur aksionin dhe shkuar ne zone me pas aty ku topi i kthehet ne menyre krejt rastesore pasi shoku i tij kishte goditur drejt prote.

Duke rene dhe kthyer, vendos majen e kepuces te topi dhe e devijon ne rrjete.

Simeone i lumtur por shfryn gjithe stresin qe kishte akumuluar. Holandezi ende nuk kishte shenuar me fanelen e Atletico Madrid ne La Liga dhe pas 110 minutash te aktivizuara, sot ka ardhur ai gol qe vlen 3 piket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat