Dëmtohet kapiteni i Partizanit, ja sa javë do të mungojë

Futboll

Dëmtohet kapiteni i Partizanit, ja sa javë do të mungojë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:58
Partizani

Ditën e djeshme ndaj Bylisit në portë ishte Bekim Rexhepi, ndërkohë që Alban Hoxha nuk ishte as në stolin e rezervave.

Mësohet se arsyeja është një dëmtim i pësuar nga kapiteni kur të kuqtë po u shkonin drejt fundit përgatitjeve të ndeshjes së djeshme.

35-vjeçari mësohet se ka pasuar një çarje muskulore, që do të kërkojë rreth tri javë rikuperim, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Ai i bashkohet në infermieri Sotës, gjithashtu i dëmtuar. Kjo dyshe janë elementë kryesorë për ofensivën e kuqe dhe padyshim që krijojnë telashe për Kolelën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat