Përdhunoi vajzën shqiptare, nis në Brazil procesi për lojtarin

Futboll

Përdhunoi vajzën shqiptare, nis në Brazil procesi për lojtarin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Robinho

Gjykatat italiane vendosën kundër Robinhos në lidhje me ngjarjen e vitit 2013, kur në një klub nate në Milano, ish-futbollisti (në atë kohë pjesë e Milan) së bashku me një grup shokësh përdhunuan një vajzë shqiptare.

Braziliani është dënuar me nëntë vite burg, por duke qenë se në Brazil nuk është në funksion ligji i esktradimit, atëherë pritet që Robinho ta vuajë dënimin në vendlindjen e tij.

Së fundmi ka nisur edhe procesi kundër ish-sulmuesit me 39-vjeçarin që pritet së shpejti të përfundojë pas hekurave.

Robinho aktualisht jeton në Santos, teksa ai ka histori me këtë qytet duke qenë se me klubin e Santos nisi karrierën si profesionist në vitin 2002 dhe më pas aty u rikthye për t’i dhënë fund karrierës në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat