Karriera e vëllait të Arlind Ajetit, nuk po shkon ashtu siç u mendua

Futboll

Karriera e vëllait të Arlind Ajetit, nuk po shkon ashtu siç u mendua

Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:14
Albian Ajeti

Karriera e vëllait të Arlind Ajetit, Albianit, nuk po shkon ashtu siç u mendua më para.

Sulmuesi ka qenë pjesë e West Ham dhe Augsburg, por nuk arriti dot të mbante nivelet e larta. Së fundmi iu bashkua edhe Celtic. Megjithatë, as në Skoci nuk arriti që të thoshte fjalën e tij.

Celtic vendosi që ta dërgonte Ajetin në huazim te Sturm në Austri.

Atje lojtarin e ka pasuar edhe një dëmtim që po e lë jashtë fushës së blertë.

Dikur, mes pritshmërive për karrierë të madhe në klube, ky sulmues refuzoi Shqipërinë për Zvicrën.

Tani, në moshën 26-vjeçare e sheh karrierën në rënie të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat