Legjendat e Novi Pazarit reagojnë pas vdekjes së Sadik Rrahmanit

Futboll

Legjendat e Novi Pazarit reagojnë pas vdekjes së Sadik Rrahmanit

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 17:54
Sadk Rrahmani

Ish futbollisti i mirënjohur, Sadik Rrahmani, ka ikë në amshim para kohe duke lënë të pikëlluar komunitetin e futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës.

Ish futbollisti i Trepçës, Prishtinës dhe Novi Pazarit, po ashtu ka qenë edhe gjyqtar i futbollit.

Në faqen “Legjenda e Novi Pazarit”, janë të trishtuar me lajmin për ikjen në amshim të ish sulmuesit të spikatur.

“Sadik Rrahmani ynë, futbollisti që la gjurmë të thella në klubin tonë është shpërngulur në ahiret, do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona, Zoti në xhenet”, shkruan në faqen “Legjenda” Novi Pazarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat