Abramowich dëshironte ta kthente parkun e Mbretëreshës Elizabeth në qendër stërvitore për Chelsean

Futboll

Abramowich dëshironte ta kthente parkun e Mbretëreshës Elizabeth në qendër stërvitore për Chelsean

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:34
Abramowich, Mbretëresha Elizabeth

Ken Bates ka zbuluar se ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich, identifikoi “Regent's Park” si një terren të mundshëm stërvitor gjatë diskutimeve për blerjen e klubit londinez.

Ish-pronari i Chelseat, Bates, i cili e bleu klubin për £1 (1.13 euro) në vitin 1982 dhe ia shiti oligarkut rus në vitin 2003 për 140 milionë £ (158 milionë euro), ishte i shpejtë për të përjashtuar mundësinë, duke përmendur pronësinë mbretërore të parkut, raporton “Daily Mail”.

“Regent's Park” ka qenë në pronësi të Mbretërisë që nga shpërbërja e manastireve nga Henri VIII (8) në vitet 1500.

Në një intervistë me “The Blue Print” të bërë nga “The Telegraph”, ish-pronari i Chelseat tregoi se Abramovich kishte menduar se “Regent's Park” dukej si një park i mirë pasi e kishte parë nga ajri.

Bates vuri në dukje se Abramoviç kishte punësuar një helikopter për një udhëtim rreth Londrës.

"Ai pa parkun dhe tha: ‘Duket si një park i mirë. Le ta blejmë atë për terrenin stërvitor’", tha Bates.

"Por atij iu tha: ‘Unë nuk mendoj se do ta marrësh atë. Ky është Regent's Park dhe është në pronësi të Mbretëreshës", tha më tej Bates.

Abramovich zgjodhi të investojë në vend të kësaj në objektet ekzistuese të Chelseat në Cobham në Surrey, ku klubi stërvitet edhe sot e kësaj dite.

Bates vazhdoi duke thënë se ai nuk kishte asnjë mënyrë për të parashikuar se sa do të shpenzonte Abramovich në klub gjatë pronësisë së tij 19-vjeçare, duke deklaruar se ai nuk e dinte se sa vlente.

Abramovich vlerësohet të ketë shpenzuar mbi 2 miliardë funte për klubin, sipas “ESPN”, dhe vetëm 90 milionë funte për trajnerë, me biznesmenin rus që shikoi 13 trajnerë që vijnë dhe ikin si pronar i klubit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat