Aguero beson se Messi mund të kthehet në Barcelonë

Futboll

Aguero beson se Messi mund të kthehet në Barcelonë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:18
Lionel Messi e Sergio Aguero

Sergio Aguero beson se Lionel Messi mund të rikthehet në Barcelonë.

Ylli argjentinas është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe nuk dihet ende e ardhmja e tij.

E sipas ish-bashkëlojtarit të tij tek Kombëtarja e Argjentinës, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet në Camp Nou, dy vjet pas largimit të tij prej atje.

“Ndjenja ime është se shanset janë 50% që Messi të rikthehet në Barcelonë.

Mendoj se Leo do të pensionohet tek Barça.

Barcelona është shtëpia e tij, ai duhet ta mbyllë karrierën këtu.

Laporta duhet ta bëjë një përpjekje për ta rikthyer Messin”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat