Kosova e la pa fjalë Izraelin në Tel Aviv

Futboll

Kosova e la pa fjalë Izraelin në Tel Aviv

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 mars 2023 Në ora: 17:37 Përditësuar në ora: 19:53 më 25.03.2023
Kosova

Pikë e madhe për Kosovën

Kombëtarja e Kosova ka marrë një pikë me shije të fitores në Tel Aviv. 

Dardanët kanë barazuar me rezultat 1:1 me Izraelin, në takimin e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.   

Në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, mbi 30 mijë shikues, panë lojë të luftuar e me raste, dy gola dhe një të anuluar.

Weissman në minutën e 22-të pati mundësi por me fat portieri Muriç. 

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 36-të. Milot Rashica godet ndërsa futbollisti Dasa duke evituar rrezikuan shënoi autogol, 0:1. 

Nl minutën e 49-të, Milot Rashixa ka realizuar por pas shikimit të VAR-it anulophet golit i tij për faktin se ka luajtur me dorë më herët.

Në minutën e 56-të, mbrojtja e Kosovës e hutuar, ndërsa Dor Peretz nga rreth 12-13 metra i papenguar nga askush, godet fuqishëm dhe ka barazuar rezultatin 1:1. 

Bersant Celina i pafat në minutën e 61-të, goditja e tij u prit me mund të madh nga portieri izraelit, Glazer

Arbër Zeneli nga rreth 11-12 metra godet bukur por për fat të keq topi shkoi jashtë shtyllës së majtë pikërisht në minutën e 83-të.

Në minutën e 90+3, Milot Rashica në vend që të shënoi ai nga afërsia gjuan larg mbi portë.

Izraeli - Kosova 1:1

Stadiumi “Bloomfield” në Tel Aviv.

Shikues: 30.000.

Gjyqtar: W. Collum (Skocia).

Shënues: Peretz (56') - Dasa (36'-autogol).

Kartona të verdhë: Vitor, Haziza, Shlomo - Kryeziu, Dresheviq.

Izraeli: Glazer, Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner (Gropper 88'), Gloukh (Baribo 79'), Lavi, Peretz, Haziza (Kanaan 67'), Weissman (Rotman 88'0 dhe Solomon.

Kosova: Muriç, Paçarada, Kryeziu, Rrahmani, Vojvoda (Hadërgjonaj 88'), Muslija (Zeneli 79'), Dresheviç (Berisha 88'), Celina, Rashica, Zhegrova (Fazliji 67') dhe Muriqi.

Kosova barazon

(E plotësuar) - 83’ Arbër Zeneli nga rreth 11-12 metra godet bukur por për fat të keq topi shkoi jashtë shtyllës së majtë.

82' Lojë e mirë.

80' Kosva afër pikës.

74' Kosova luan me vetëmohim të pashoq.

Izraeli - Kosova 1:1

Stadiumi “Bloomfield” në Tel Aviv.

Shikues: 30.000.

Gjyqtar: W. Collum (Skocia).

Shënues: Peretz (56') - Dasa (36'-autogol).

Kartona të verdhë: Vitor, Haziza, Shlomo - Kryeziu, Dresheviq.

Izraeli: Glazer, Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner (Gropper 88'), Gloukh (Baribo 79'), Lavi, Peretz, Haziza (Kanaan 67'), Weissman (Rotman 88'0 dhe Solomon.

Kosova: Muriç, Paçarada, Kryeziu, Rrahmani, Vojvoda (Hadërgjonaj 88'), Muslija (Zeneli 79'), Dresheviç (Berisha 88'), Celina, Rashica, Zhegrova (Fazliji 67') dhe Muriqi.

70' Kosova po lufton për pikë.

61' Bersant Celina i pafat, goditja e tij u prit me mund të madh nga portieri izraelit.

56' Mbrojtja e Kosovës e hutuar, ndërsa Dor Peretz nga rreth 12-13 metra i papenguar nga askush, godet fuqishëm dhe ka barazuar rezultatin 1:1.

53' Rashica gjuan drejt në portierin izraelit.

52' Lojë e mirë e Kosvës.36' Kosova është në epërsi, Milot Rashica godet ndërsa futbollisti Dasa duke evituar rrezikuan shënoi autogol, 0:1. 

49' MIlot Rashica ka shënuar por anulohet pasi që ka luajtur me dorë më parë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

42' Izraeli sulmon me tana forcat.

40' Fat i madh për Kosovën, Solomon ballë për ballë në vend të portës për fat të mirë gjuan jashtë portës së djathtë.32' Edon Zhegrova godet me kokë por drejt në duart e portierit.

30-' Mbi 30 mijë shikues.

27' Rashica po orvatet por pa sukses.

23' Kosova është në presion.

22' Weissman pati mundësi por fat për tanët.19' Izraeli po orvatet.

17' Kosova luan me kujdes të shtuar.

15' Nuk ka ndonjë rast deri me tash.

13' MIjëra shikues në stadium,.Izraeli ka posedimin e topit 65 për qind e Kosova 35 për qind.

10' Ndeshje e luftuar.8' Izraeli i rrezikshëm.

6' Lojë e mirë nga të dyja palët.

 3' Atmosferë e zjarrtë në Tel Aviv.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

As startues as rezervë, këta janë dy futbollistët që Giresse i la jashtë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Izrael-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Kosovës synon ta nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në kualifikimet e Euro 2024.

“Dardanët” do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’u përballur me Izraelin në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.

Alain Giresse ka vendosur që Amar Gërxhaliu dhe Albion Rrahmani të mos jenë në dispozicion për këtë ndeshje.

Kjo pasi që lista duhej të ishte me 23 futbollistë, kurse në Izrael udhëtuan 25.

"Besa Besë” në Tel Aviv, tifozët karikojnë Kosovën për fitore

Kosova është gati për të nisur rrugëtimin europian.

Dardanët zbresin pas pak në fushën e “Bloomfield Stadium” për ndeshjen ndaj Izraelit.

Në Tel Aviv nuk mungojnë tifozët shqiptarë.

Në shkallët e stadiumit kanë nisur koret në mbështetje të djemve të Giresse, me të famshmen “Besa Besë”.

Kosova luan sfidën e parë të eliminatoreve të Euro 2024.

Pjesë e grupit I janë edhe Zvicra, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Tri ditë më vonë, Kosova luan duelin e dytë në grup përballë Andorrës, përballje që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Kosova në drithërima

Gjithçka është gati për sfidën hapëse të Grupit I, mes Izraelit dhe Kosovës. 

Zvicra është në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024, me Kosovën, Bjellorusinë, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

Izraeli - Kosova 

Stadiumi “Bloomfield” në Tel Aviv.
Gjyqtar: W. Collum (Skocia).

Izraeli: Glazer, Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner, Gloukh, Lavi, Peretz, Haziza, Weissman dhe Solomon.

Kosova: Muriç, Paçarada, Kryeziu, Rrahmani, Vojvoda, Muslija, Dresheviç, Celina, Rashica, Zhegrova dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat