Sanchez: Te City do të fitoja Champions League

Futboll

Sanchez: Te City do të fitoja Champions League

Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:24
Sanchez e Guardiola

Alexis Sanchez ndodhej në formë të shkëlqyer në vitin 2018.

Sulmuesi, i cili ishte pjesë e Arsenalit, kërkohej me insistim nga dy klubet e Manchesterit.

Në fund zgjodhi të transferohej në “Old Trafford”, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar në Premier League.

Karriera e tij mori për poshtë, Sanchez nuk dhuroi asgjë te Manchester United. 34-vjeçari është penduar sot për faktin që nuk zgjodhi Manchester City.

“Isha afër Manchester City, flisja çdo ditë me Guardiolën. Ai më uroi edhe për ditëlindje, e ndjeja sikur të ishte babai im, njësoj siç ka qenë te Barcelona.

Por më pas, papritmas më telefonoi Mourinho, i cili më tha se më priste numri 7 te Manchester United… Nuk ishte çështje parash.

Unë do të kisha luajtur në Champions dhe do të kisha veshur 7-n që kishin veshur lojtarë si Cantona, Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

Nuk ishte çështje parash, unë do të kisha luajtur në Ligën e Kampionëve dhe do të kisha veshur të 7-at që kishin veshur lojtarë si Cantona, Beckham dhe Cristiano Ronaldo”, deklaroi sulmuesi i Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat