Vikend i nxehtë me futboll, këto janë përballjet kryesore

Futboll

Vikend i nxehtë me futboll, këto janë përballjet kryesore

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Këtë fundjavë do të rinisin ligat kryesore evropiane, pas pushimit gati dy javësh, për shkak të ballafaqimeve të kombëtareve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Në Premier League, përballja kryesore do të jetë takimi i Manchester Cityt me Liverpoolin, ë kuadër të javës së 29-të.

City synon me patjetër fitoren në mënyrë që t’i afrohet kreut të tabelës, teksa Liverpooli ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë do të luftojë për top katërshe.

Qytetarët renditen në pozitën e dytë me 61 pikë, pas 27 ndeshjeve, tetë pikë larg Arsenalit, që është në vend të parë me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndërkohë, Liverpooli pozicionohet në vendin e gjashtë me 42 pikë, pas 26 ndeshjeve, me shtatë pikë larg Tottenhamit, që është në pozitën që dërgon në grupet e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 13:30.

Në Itali, ndeshja kryesore do të zhvillohet mes Napolit dhe Milanit, dy skuadra që do të përballen mes veti brenda 16 ditëve tri herë.

Këtë herë nikoqir do të jetë Napoli, që prin në Serie A, me 71 pikë, pas 27 ndeshjeve. Ndërsa Milani renditet në pozitën e katërt me 48 sosh.

Takimi do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 20:45.

Megjithatë, përballja më e nxehtë e këtij vikendi do të jetë në Gjermani pasi mund të vendoset edhe kampioni.

Dortmundi si rrallëherë është në vend të parë pas një periudhe goxha të gjatë pa e shijuar, me vetëm një pikë më shumë se kampioni aktual, Bayern.

Në këtë takim mund edhe të zgjidhet kampioni, pasi vetëm edhe nëntë xhiro do të përfundojë Bundesliga.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 18:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat