Lojtari nga Kosova shkëlqen në Malajzi

Futboll

Lojtari nga Kosova shkëlqen në Malajzi

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:14
Liridon Krasniqi

Liridon Krasniqi është bashkuar javë më parë me skuadrën e tij të re Terenggganu FC në elitën e futbollit të Malajzisë.

Mesfushori nga Kosova ka filluar shkëlqimin te skuadra e tij e re, teksa kanë marrë fitore 2-1 ndaj Kelantan United.

Krasniqi ishte autor i golit të parë në këtë sfidë, kur në minutën e gjashtë u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.

31-vjeçari ishte më i miri në ndeshje dhe në fund të saj mori çmimin si lojtari më i mirë.

Ky ishte goli i parë për Krasniqin te Terengganu, teksa skuadra e tij zë vendin e gjashtë në tabelë me shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Malajzisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat