Liverpooli me 150 milion euro planifikon 4 blerje

Futboll

Liverpooli me 150 milion euro planifikon 4 blerje

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:03
Jurgen Klopp në mes

Skuadra e Liverpulit ka vendosur të heqë dorë nga gara për të blerë mesfushorin 19-vjeçar anglez Xhud Bellingam, që luan në Bundesliga me Borusia Dortmundin.

Ai kushton rreth 150 milionë euro, një shumë shumë e madhe edhe për skuadrat e Premier Ligës.

Gjithsesi, strategjia e “The Reds” është tjetër, pasi synon që këtë shifër të mos e shpenzojë vetëm për një lojtar, por për disa. Sipas trajnerit Jurgen Klop, skuadra ka nevojë për disa përforcime për të nisur një cikël të ri, duke i paraqitur klubi një listë me disa emra.

Sipas “The Guardian”, me 150 milionë euro, klubi do të bëjë disa blerje: një mbrojtës qendre, një anësor dhe një mesfushor me tipare mbrojtëse. Emrat e vënë në shënjestër janë: Mejson Maunt (Çellsi), Moises Kaisedo (Brijtoni), Mateus Nunjes (Vulverhempton) dhe Rajan Gravenberh (Bajer Munih).

Pra, trajneri Klopp duket se do të investojë më së shumti në mesfushë e mbrojtje, dy sektorë që kanë çaluar këtë sezon, ndërsa sulmi duket i kompletuar pas ardhjes së Gapko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat