Mourinho: Nuk kemi Haalandin, as lojtarë për rotacion

Futboll

Mourinho: Nuk kemi Haalandin, as lojtarë për rotacion

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:38
Mourinho

Roma e humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League-s kundër Feyenoordit, por Mourinho rrezikon të humbasë për sfidën e kthimit dy elementë të rëndësishëm të sulmit: Dybalan dhe Abrahamin.

“Nuk kam asnjë lajm, vetëm atë që pashë në fushë. Ata më kërkuan menjëherë zëvendësimin e me shumë mundësi nuk do t’i kem në ndeshjen e kthimit.

Në fakt, tërhoqi vëmendjen edhe ndryshimi në pjesën e pare, me Pellegrinin që zëvendësua pas humbjes së penalltisë: “Zgjedhja ime nuk ka të bëjë me gabimin e Pellegrinit, por e vendosa unë,” shpjegoi portugezi.

Roma, sidomos në pjesën e dytë, luajti shumë në gjysmëfushën e Feyenoord-it, por nuk gjeti lojën e duhur, edhe për shkak të një fati të keq:

“Ne nuk kemi Haalandin – bëri shaka Mourinho pas ndeshjes – ne jemi ata që jemi dhe bëjmë gjithmonë më të mirën. Roma luajti një lojë me dinjitet e sakrifica dhe patëm mundësi të merrnim një rezultat ndryshe, por humbëm 0-1”.

“Të dielën kemi një ndeshje tjetër të vështirë, pastaj sfida e kthimit të enjten.

Ne nuk kemi një skuadër që mund të bëjë rotacion, ne jemi ata që jemi. Por “Olimpico” është gjithmonë atje, tifozët nuk gabojnë kurrë.

Jam optimist, por jam i shqetësuar edhe për të dielën sepse do të kem edhe më pak opsione. Merituam më shumë me Feyenoord, por ky është futbolli”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat