Formacioni i Prishtinës

Futboll

Formacioni i Prishtinës

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:15
Endrit Krasnqi

Drita pret Prishtinën në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligën e futbollit.

Dy skuadrat sa herë janë përballur kanë dhuruar spektakël dhe kjo ndeshje konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar.

Drita në këtë takim futet pa trajner pas largimit të Arsim Thaqit dhe kërkon vetëm fitoren për tu rikthyer në pozitën e parë, pozitë të cilën e humbën xhiron e kaluar pas barazimit me Dukagjinin në Klinë.

Ndërkohë Prishtina po kalon formë të mirë dhe synon që të marrë pikë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Drita dhe Prishtina këtë edicion janë përballur tre herë ku të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe një ndeshje është mbyllur baras.

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Useini, Pllana, Mici, Pefqeli, Gashi, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Blesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat