Katër gola këtë sezon në Bundesliga!

Futboll

Katër gola këtë sezon në Bundesliga!

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:53
Marotta - majta

Katër gola këtë sezon në Bundesliga!

Skuadra e Interit vijon “gjuetinë” e një mbrojtësi dhe në listën e drejtuesve zikaltër është Danilho Doekhi. 24-vjeçari holandez luan në Bundesliga me skuadrën e Union Berlin, ekipo me të cilin firmosi verën e kaluar, kur u transferua me koston zero.

Lojtari nuk ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon, por sa herë që është aktivizuar ka lënë gjurmë dhe në 9 ndeshje në kampionatin gjerman ka realizuar 4 gola. Ndërkohë që kostoja e kartonit të tij është rreth 15 milionë euro, një shumë e pranueshme për Inter.

Një mbrojtës që konsiderohet i rëndësishëm për klubin zikaltër, që po e monitoron nga afër, duke patur edhe një kontakt me menaxherin e tij. Danilho Doekhi ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin gjerman, por mund të transferohet, pasi ka shprehur pakënaqësi për aktivizimin e paktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat