​Caktohet data e zhvillimit të finales së Kupës së Kosovës për femra

Futboll

​Caktohet data e zhvillimit të finales së Kupës së Kosovës për femra

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës për femra në futboll, ndërmjet EP Hajvalisë dhe Mitrovicës, do të zhvillohet më datën 17 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 17:00.

Do të jetë kjo një përballje mjaft interesante e dy skuadrave më të cilësore në futbollin e vajzave e grave në Kosovë, e të cilat janë në garë edhe për titullin e kampionit në Sigal Superligë.

Vlen të theksohet se në gjysmëfinale të dyja skuadrat realizuan fitore të lehta: EP Hajvalia fitoi me rezultat 4:1 kundër Dukagjinit, ndërsa Mitrovica e mundi 16 Qershorin me rezultat 7:1.

Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në finalen e vitit të kaluar, ku Mitrovica kishte fituar me rezultat 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat