Allegri liston padrejtësitë

Futboll

Allegri liston padrejtësitë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:38
Masimiliano Allegri

Masimiliano Allegri nuk i ka fshehur pakënaqësitë e tij me arbitrimin dhe me mënyrën se si është trajtuar Juventusi këtë sezon.

Trajneri i bardhezinjve ka folur për mediat pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Empolit, ku ka listuar padrejtësitë që I janë bërë deri në këtë fazë të kampionatit.

“Ne luajtëm me Interin në Kupën e Italisë dhe e patë se çfarë ndodhi.

Pastaj luajmë me Napolin dhe ata na heqin një gol të mirë, e njëjta gjë me Salernitanën.

Në Sevilje ne bëmë një ndeshje të mirë por futbolli është edhe kështu.

Ju ktheheni dhe vini në Empoli me atë që ju ka mbetur dhe dënimi vjen dhjetë minuta para ndeshjes. U përpoqa t’i them ekipit që kishim një mundësi tjetër për të kapur hapin”, ka deklaruar Masimiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat