Valladolidi i shkakton humbje të rëndë Barcelonës 

Futboll

Valladolidi i shkakton humbje të rëndë Barcelonës 

Nga: K. G. Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:51
Valladolidi feston

Valladolidi ka shënuar fitore me të ëmbël në edicionin e sivjetshëm në kampionatin spanjoll.

Skuadra e Valladolidit i ka shkuar humbje të rëndë me rezultat 3:1 kampionit të ri, Barcelonës.

As vet vendasit nuk e kanë paramenduar se do të shënojnë një fitore kaq të thellë, që do ishte edhe më e thellë sikur shtylla mos të ishte aleat në minutën e 77-të, kur u ndal goditja e futbollistit Lucas Rosa.

Golat për Valladolidin i realizuan Christensen (2'-autogol), Larin (22'} e Plata (73') dhe për Barcelonën shënoi Lewandowski në minutën e 84-të.

Lewandowski kryesona listin e shënuesve me 23 gola, ka 6 më shumë se Karim Benzema në pozitën e dytë.

Valladolidi arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën.   

Pas javës së 36-të Barcelona kryeson me 85 pikë e Valladolid renditet në pozitën e 17-të me 38 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat