Colella: Partizani ka 50 për qind gjasa për titullin

Futboll

Colella: Partizani ka 50 për qind gjasa për titullin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:44
Colella

Partizani dhe Teuta luajnë nesër për javën e fundit të kampionatit. Në “Arenën e Demave”, Partizani ka mundësinë që me një fitore të sigurojë titullin kampion, duke qenë se bashkëkryeson Superligën me Tiranën (64 pikë).

Para ndeshjes për mediet foli trajneri i të kuqve, Giovanni Colella.

“Ndeshja e fundit? Është gara e fundit, nuk kam çfarë them. Punon dhe ushtron këtë profesion për të arritur këtu.

Askush nuk bën punë për të rënë nga Kategoria. Është mëse normale të luash një ndeshje finale ku mund të shpallesh kampion që ke satisfaksion”, tha italiani.

Më pas Colella tha se shanset për titullin janë të barabarta me Tiranën. “50 me 50 mendoj. Për të fituar ka një kombinim me shumë faktorë.

Edhe fakti që ka shumë trajnerë që fitojnë dhe trajnerë që nuk fitojnë asnjëherë por trajneri është krahu i shoqërisë dhe koka e skuadrës.

Sigurisht që e rëndësishme është që nesër kemi një moment kuptimplotë dhe nesër duhet të fitojmë ndeshjen”, vijoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat