Vendoset edhe fati i lojtarit shqiptar në Itali

Futboll

Vendoset edhe fati i lojtarit shqiptar në Itali

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 19:20
Roma

 Vendoset edhe fati i lojtarit shqiptar në Itali!

Klubi i Romës po mendon që të bëjë disa ndryshime në skuadër dhe sipas raportimeve të medieve italiane, emrat të cilët klubi “verdhekuq” synon t’i mbajë në skuadër dhe që cilësohen si të paprekshëm janë nëntë:

Rui Patricio, Mancini, Smalling, Cristante, Matic, Pellegrini dhe Dybala, ndërsa El Shaarawy dhe Karsdorp shihen si zëvendësues të mirë.

Georginio Wijnaldum dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, nga ana tjetër, po ashtu do të vijojnë të jenë pjesë e Romës sezonin e ardhshëm, pasi klubi nuk ka ndërmend t’i nxjerrë në shitje.

Roma ka një tjetër listë me emra, të cilët pritet të largohen nga ekipi, si Tammy Abraham dhe Roger Ibanez që po shohin vetë për destinacione të reja, teksa Leonardo Spinazzola dhe Ola Solbakken po ashtu do të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat