Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar se ish-sulmuesi Neymar nuk është pjesë e planeve të klubit për afatin kalimtar veror.
Së fundi u shfaqën raporte që pretendonin se Neymar ishte ofruar te “Blaugranët” pasi Lionel Messi vendosi të bashkohej me Inter Miamin.
Madje u sugjerua se superylli i PSG-së do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij për të mundësuar një rikthim në Katalonjë.
Megjithatë, 31-vjeçari nuk është një lojtar që stafi sportiv i Barçës po e shikon në këtë moment dhe të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Xavi në intervistën e tij për “Jigantes”.
Teorikisht, ai nuk është në planin tonë sportiv. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë si person, por ai nuk është prioritet”, tha Xavi.Së fundi, Barça dështoi për ta rikthyer Messin, i cili vendosi që të transferohet tek Inter Miami në Amerikë.
“Ditët, javët e fundit, kisha vënë re se ai nuk e shihte qartë kthimin e tij. Duhet ta kuptoni, nuk është e lehtë të jesh Messi. Të gjithë janë të interesuar për ju, ai kurrë nuk ka paqe. Leo e shpjegoi këtë, për dy vitet e fundit ai ishte i pakënaqur. E kuptoj që ai nuk dëshiron më shumë. Kam folur shumë me të. Kam folur shumë me Messin dhe të gjithë ishim të emocionuar. Por në fund, nuk ka ndodhur"-ka përfunduar ai.