Topçiu, pas një dekade largohet nga KF Gostivari: Disa shokë më tradhtuan!

Futboll

Topçiu, pas një dekade largohet nga KF Gostivari: Disa shokë më tradhtuan!

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:59
Topçiu

Trajneri i mirënjohur nga Gostivari, legjenda e futbollit e këtij qyteti, ai që dha maksimumin për hyrjen e Gostivarit në elitën e futbollit, Birol Topçiu, është larguar edhe zyrtarisht nga klubi.

Lajmin për largimin e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas 10 viteve të shkëlqyeshme në ligën e parë, si i vetmi gostivaras, pata nderin që të jem pjesë e stafit teknik që ia dolëm të hyjmë në ligën e parë. Kisha nderin që punova me kryesinë si: Eroli, Mustafa, Ahmedi, Haxhi Muhamedi dhe Dragutini.

Kurse më  meritori që u plasuam në Ligën e Parë ishte kryetari i nderuar z. Enes Usta. Por, për fat të keq më nuk jam në taborin e klubit në sezonin e ardhshëm, për  shkak të  tre (3) personave që janë në stafin teknik.  Përse nuk jam, ata e dinë. KF Gostivarit i dëshiroj suksese në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Topciu në fb e tij.

“Dëshiroj pak edhe të dal nga modestia, pasi gjatë kohë së Gostivari garonte në Ligën e dytë unë kam kryer gati të gjitha punët në klub psh: si në gjetjen e lojtarëve, hoteleve gjatë fazës përgatitore, kam bërë punën e përkthyesit në klub e të tjerë.

Dhe, tani vjen një moment kur dikush nga shokët të tradhton, duke harruar se në klub ka punë për të gjithë. Disa shokë më tradhtuan”, deklaroi Birol Topçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat