Milan identifikon vendin se ku do ta ndërtojë stadiumin e ri

Futboll

Milan identifikon vendin se ku do ta ndërtojë stadiumin e ri

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 19:04
Stadiumi San Siro

Zona e San Donato jashtë qytetit të Milanos është pika e fundit që drejtorët e Milanit janë duke e marrë në konsideratë ndërtimin e një stadiumi të ri, sipas asaj që ka shkruar sot La Gazzetta dello Sport

Gerry Cardinale është duke u ngutur për t’ia ndërtuar një shtëpi të re Kuqezinjve.

Sipas Gazzetta, zona San Donato në juglindje të Milanos është duke u shikuar nga pronarët dhe drejtorët e klubit për t’u ndërtuar stadiumi i ri.

Ka pasur shumë propozime për projektin, madje edhe nëse zona nuk është pjesë e qytetit të Milanos.

Para se gjithash kjo zonë që është identifikuar nga Milan është me pronar privat dhe nuk i takon këshillit të qytetit, kështu që procesi i fillimit të ndërtimit do të jetë shumë më shpejt, për shembull, më i shpejt së rindërtimi i San Siros.

Zona është e lidhur shumë mirë me qytetin.

Mund të arrihet me shpejt pasi që është e lidhur me shirit të verdhë dhe afër saj ka dy autostrada që përdoren çdo vit nga pesë milionë njerëz. Ekspozimi i saj është i shkëlqyeshëm edhe për marrëveshje me sponsor derisa stadiumi i ri i Milanit të këtë infrastrukturën e parë për njerëzit që arrin në Milano për të shkuar në kryeqytetin e Lombardisë.

Në anën tjetër, zona nuk është e madhe, ka rreth 22.5 akër tokë, e cila gjë është pak problem për të zhvilluar aktivitete komerciale dhe parkimin e makinave.

Në këtë fazë, Kuqezonjtë janë duke vendosur për kompaninë më të mirë që do ta realizojë projektin, por klubi është i përkushtuar që ta ndërtojë stadiumin e ri vetëm, pa rivalët e tyre të qytetit, Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat