Avokatët e Dani Alves po apelojnë dhe kërkojnë sërish lirimin e tij

Futboll

Avokatët e Dani Alves po apelojnë dhe kërkojnë sërish lirimin e tij

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:42
Dani Alves

Mbrojtja e Dani Alves ka apeluar dhe ka kërkuar sërish lirimin e ish-futbollistit brazilian.

Grupi i avokatëve, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e Dani Alves, me në krye Cristobal Martel, ka bërë sërish ankim në gjykatën e Barcelonës, me qëllim lirimin e futbollistit brazilian.

Në seancën dëgjimore, e cila zgjati rreth një orë, Cristobal Martel përdori disa argumente për të argumentuar se nuk ekziston rreziku i arratisjes.

Ai u ndal kryesisht në faktin se lëvizja dhe vendosja e fëmijëve të tij në Barcelonë konfirmon gatishmërinë e tij për të qëndruar në vend deri në gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat