Kosova i shpërdoron rastet, Rumaninë e ndihmon fati!

Futboll

Kosova i shpërdoron rastet, Rumaninë e ndihmon fati!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 qershor 2023 Në ora: 20:24 Përditësuar në ora: 22:41 më 16.06.2023
Pamje nga ndeshja

Kosova zhgënjen

Kombëtarja e Kosovës ka dëshpëruar me rezultat, duke luajtur baras (0:0) me Rumaninë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Rreth 12 mijë shikues në stadium, panë një lojë të mirë por që munguan golat ndonëse Kosova pati disa raste ideale.

Ky barazim është zhgënjyes sepse sadopak zbeh gjasat për vend të dytë. 

Kosova – Rumania 0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues. 12.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda):
Kartona të verdhë: Dresheviq - Puscas.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paçarada, Fazliji, Dresheviq (Kryeziu 73'), Muslija (Topalli 83'), Rashica (ZHegrova 46'), Celina dhe Muriqi.

Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas (Alibec 86'), Stanciu(Hagi 86'), M. Marin, Burca, Coman (Mihaila 61'), Man (Morutan 61') dhe Camora (Sorescu 23').

Fusha ishte e rënduar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të reshurave të shiut gjatë tërë ditës së sotme.

Në minutën e 35-të, Muslija nga këndi i vështirë rreth 13-14 metra godet bukur por portieri Moldovan ka ndërhyrë për mrekulli.

Në minutën e 45+3, Celina ka dërguar një projektil të vërtetë nga rreth 20 metra por portieri rumun me maje të gishtërinjve ka shpëtuar portën e tij. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, Mërgim Vojvoda në stilin e Lionel Messit kaloi lojtarët një nga një dhe në pozitë ideale për gol, ai nga afërsia goditi drejt në portierin rumun, Moldovan.

Në minutën e 69-të, Celina harkoi për bukuri e Edon Zhegrova me kokë nga afërsia ka shënuar në këndin e djathtë por pas shikimit të VAR-it nga gjyqtari holandez Makkelie, anulohet goli për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 79-të, Zhegrova gjuan me mjeshtri nga 18 metra, portieri Moldovan nuk mposhtet. 

Në minutën e 90+2 Zhegrova mashtroi mbrojtjen dhe Vedat Muriqi nga 8 - 9 metra ka gjuajtur për habi mbi portë.

Pas xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Zvicra kryeson me 9 pikë, Rumania 7, Kosova është në pozitën e katërt me 3 sosh.

Baras në Prishtinë

(E plotësuar) -  90+2 Zhegrova mashtroi mbrojtjen dhe Vedat Muriqi nga 8 - 9 metra ka gjuajtur për habi mbi portë.

90' Minuta e fundit.

86' Rumania po e kërkon një pikë.

83' Ndeshja po shkon nga fundi.

79' Zhegrova gjuajti me mjeshtri nga 18 metra, portieri rumun nuk mposhtet.

Kosova – Rumania 0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues. 12.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda):
Kartona të verdhë: Dresheviq - Puscas.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paçarada, Fazliji, Dresheviq (Kryeziu 73'), Muslija (Topalli 83'), Rashica (ZHegrova 46'), Celina dhe Muriqi.

Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas (Alibec 86'), Stanciu(Hagi 86'), M. Marin, Burca, Coman (Mihaila 61'), Man (Morutan 61') dhe Camora (Sorescu 23').

77' Aro Muriç reagon bukur duke ndal një goditje nga distanca.

74' Lojë e vështirë për Kosovën..

69' Celina harkoi për bukuri e Edon Zhegrova me kokë nga afërsia ka shënuar në këndin e djathtë por pas shikimit të VAR-it goli anulohet për ofsajd.

68' Kosova po kërkon korridor për gol.64' Rumania po mbrohet me sukses.

61' Lojë e mirë.

58' Mërgim Vojvoda në stilin e Lionel Messit kaloi lojtarët dhe në. pozitë ideale për gol, ai goditi drejt në portierin rumun.

57' Dardanët po insistojnë.

53' Zhegrova prore i rrezikshëm.49' Nuk ka gola. Dresheviq ndëshkohet me karton të verdhë.

46' Edon Zhegrova futet në lojë në vend të MIlot Rashicës.

Përfundon pjesa e parë, Kosova - Rumania 0:0.

45+3' Celina ka dërguar një projektil të vërtetë nga rreth 20 metra por portieri rumun me maje të gishtërinjve ka shpëtuar portën e tij. 

45' Rumunët herë pas here janë të rrezikshëm.

42' Duket se pjesa e parë do të mbyllet pa gola.

40' Kosova po lufton me mish e më shpirt në një terren të rënduar nga shiu.

37' Kosova më. energjike.

35' Muslija nga këndi i vështirë rreth 13-14 metra godet bukur por portieri Moldovan ka ndërhyrë për mrekulli.

33' Gjyqtari holandez, Makkelie, me pedanteri e ndan drejtësinë.

31' Muslija bukur veproi por topi shkoi jashtë portës.28' Celina godet por lartë mbi portë.

26' Vazhdon pa gola.

25' Fusha është shumë e vështirë.

23' Sorescu futet në lojë në vend të futbollistit të lnduar Camora. 

22' Muriqi, Rashica e Celina po orvaten por pa sukses.20' Presioni të Dardanët.

17' Kosova e do me çdo kusht golin e epërisë.14' Edhe më tej 0:0.

11' Mbrojtja e Rumanisë është e fortë deri me tash.

9' Rumania shfaqet e rrezikshme me Puscas.

7' 120 Tifozë nga Rumania janë prezent në. stadium.5' Lojë e nivelizuar.

3' Terreni i vëshirë paksa për shkak të reshjeve të shiut.

1' FIllon ndeshja.

Intonohet himni..

Gjyqtarët kanë vendosur përfundimisht që ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë të zhvillohet sipas planit.Kosova është e mobilizuar deri në pikën e fundit, vetëm për fitore.

Kosova përballet me Rumaninë e pamposhtur në dy xhirot e para.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Gjithçka është gati në stadiumin “Fadik Vokrri” në Prishtinë.

Në Grupin I Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Rumani 6, Kosova me 2 pikë etj.

Kosova për fitore 

Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në portë, Arijanet Muric është i padiskutueshëm, ndërsa Mërgim Vojvoda kthehet në të djathtë. Në qendër janë Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti, ndërsa Leart Paqarada do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Edhe në mesfushë janë Ibrahim Dresheviq dhe Betim Fazliji, ndërsa pak më avancuar është Bersant Celina.

Në sulm është Vedat Muriqi, i cili do të përkrahet nga Milot Rashica dhe Florent Muslija.

Rumunët luajnë me emra si Puscas e Stanciu në sulm.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paçarada, Fazliji, Dresheviq, Muslija, Rashica, Celina dhe Muriqi.
Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, M. Marin, Burca,  Coman, Man dhe Camora.

Kosova - Rumania, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Dardanët” në fakt do të përballen me rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2024, Rumaninë.

Verdhekaltrit nuk e nisën dhe aq mirë këtë kampanjë duke i regjistruar dy barazime në muajin mars, kundër Izraelit dhe ndaj Andorrës.

Nga ana tjetër, rumunët i shënuan dy fitore, ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë.

Kosova - Rumania

Kosova: Muriç, Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Dresheviq, Fazliji, Muslija, Celina, Rashica dhe Muriqi.

Rumania: Moldovan, Coman, Baluta, Manea, Dragusin, Burca, Marin, Stanciu, Camora, Man dhe Puscas.

Kosovës i mungon edhe Kryeziu

Kosovës i mungon edhe Kryeziu sonte/ FFK asnjë njoftim, mediat rumune e quajnë “gafë” të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Dardanët” do të përballen me rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024”, Rumaninë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes, në faqen zyrtare të UEFA-s janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Te formacioni i Kosovës bie në sy mungesa e Mirlind Kryeziut, i cili është i ftuar nga Alain Giresse për këtë ndeshje dhe atë ndaj Bjellorusinë pas tre ditësh.

Kosova gati për Rumanin!

Kosova do të përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit Gjermani 2024.

Kjo është ndeshja e tretë në grup për “Dardanët”, që pas dy barazimeve, do të kërkojnë fitoren e parë, për të mbajtur gjallë shpresat për të shkuar në Euro 2024.

Trajneri Allain Giressë ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë e sfidës Kosovë-Rumani.

Kosova - Rumania

Kosova: Muriç, Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Dresheviq, Fazliji, Muslija, Celina, Rashica dhe Muriqi.

Rumania: Moldovan, Coman, Baluta, Manea, Dragusin, Burca, Marin, Stanciu, Camora, Man dhe Puscas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat