Formacionet zyrtare, Bjellorusi-Kosovë

Futboll

Formacionet zyrtare, Bjellorusi-Kosovë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:37
Kosova

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar formacionin zyrtar me të cilin do të luajë kundër Bjellorusisë duke nisur nga ora 20:45.

Francezi ka bërë ndryshime në vijën e sulmit duke vendosur që të aplikojë një formacion më defanziv.

Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.

Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

Sa i përket formacionit, në sulm sërish nuk do të startojë Edon Zhegrova, derisa në mbështetje të Vedat Muriqit do të jenë Rrudhani dhe Muslija, derisa dihet që Milot Rashica nuk do të paraqitet fare për shkak të lëndimit.

Këto janë formacionet zyrtare:

Bjellorusia: Ignatovich; Bykov, Volkov, Polyakov, Pechenin; Bocharov, Yablonski, Kaplenko; Yuzepchuk, Savitski, Ebong;

Kosova: Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Fazliji, Dresheviq, Celina, Rrudhani, Muslija, Muriqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat