Duro: I përgëzova djemtë, goli i barazimit s’na dha kohë

Futboll

Duro: I përgëzova djemtë, goli i barazimit s’na dha kohë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 20:42
Duro

E konsideron fantastik debutimin e Strugës në Champions League, por sigurisht me keqardhjen e madhe për atë barazim të shpejtë të Zalgirisit, që nuk i dha kohë për të bërë ndryshimet e duhura për të ruajtur epërsinë.

Shpëtim Duro, trajner i kampionëve të Maqedonisë së Veriut, sheh përpara, me dëshirën e madhe për të vijuar me sukses rrugëtimin europian në Conference League.

“Ishim pranë një kualifikimi historik, ishte mundësia, por në momentet me vendimtare skuadra humbi përqendrimin, sidomos në pësimin e golit të barazimit.

Barazimi na prishi gjithçka, po përgatitesha për ndërrimet.

Edhe mund të barazonim. Më vjen keq, sepse bëmë një ndeshje të mirë, kaluam në avantazh në një moment pozitiv, por u barazuam shpejt dhe nuk na u la kohë për të menaxhuar epërsinë.

Diferenca me Zalgirisin: “Pavarësisht eliminimit, treguam nivel, kundërshtari ynë është në kampionat e sipër, kurse për ne ishte ndeshja e dytë zyrtare. Skuara ka bërë debutim fantastik, sigurisht që kualifikimi do të ishte super fantastik”.

Ndeshja e radhës, përballë Buduçnostit: “Është kampion i Malit të Zi, kundërshtar shumë serioz, por ne do të vazhdojmë për më të mirë. Ky ishte fati ynë. I inkurajova çunat pas ndeshjes, ishte debutim historik dhe duhet të shohim para".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat