Alimi: Kampionati është shumë me rëndësi, në Koçan për fitore

Futboll

Alimi: Kampionati është shumë me rëndësi, në Koçan për fitore

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:39
Alimi

Liga e dytë e Maqedonisë së Veriut do të hap siparin sot me ndeshjet e javës së parë.

KF Besa nga Dobërdolli do të nis sezinin e ri me ambicie të mëdha për tu ngjitur në Ligën e parë.

Ky pra është qëllmi kryesor.

Gjatë afatit kalimtar Dobërdallasit u përforcuam me lojtarë shumë cilësorë dhe tani janë një prej favoritëve kryesor për titull kampioni.

Në prag të ndeshjes së sotme kundër Osogovës në Koçanë, për Open-TV ka folur Armend Alimi, njëri nga superpërforcimet e verës.

“Stari i kampionatit është shumë me rëndësi për ne, pasi dëshirojmë ta nisim me fitore. Normal ndeshja e parë është e vështirë, pa marrë parasysh se ku dhe  me kë luan.

Ambiciet tona janë vendi i parë dhe ne besojmë se do ta gëzojmë publikun tonë dhe nga Kocana të kthehemi me tre pikë të plota”, deklaroi  mesfushori Alimi.

Besa udhëton për në Koçanë ku e pret Osogova, ndërsa ndeshja fillon në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat