E kryer pas shumë përpjekjesh, Moises Caicedo lojtari më i ri i Chelsea

Futboll

E kryer pas shumë përpjekjesh, Moises Caicedo lojtari më i ri i Chelsea

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 08:25
Moises Caicedo

Pas shumë muajsh tratativash mes palëve, Chelsea ka arritur të përfundojë transferimin e mesfushorit.

Chelsea dhe Brighton kanë arritur marrëveshjen së bashku për shifrat e 115 milionë paund, një shifër e jashtëzakonshme.

21-vjeçari ka pasur një sezon të kaluar fantastik dhe kështu bëri që klube si Chelsea dhe Liverpool të përplasen së bashku deri në çastet e fundit për të fituar shërbimet e tij.

Caicedo do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të vitit 2031, me një opsion rinovimi automatik deri në 2032.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat