Mourinho: I thashë Eto’o-së, do bëjmë histori apo filozofi?

Futboll

Mourinho: I thashë Eto’o-së, do bëjmë histori apo filozofi?

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:07
Mourinho e Eto'o

Jose Mourinho ka fituar shumë në karrierën e tij, ndërsa portugezi i njohur si “Special One”, është një personazh që tërheq vëmendje edhe me deklaratat e tij. Në një intervistë të fundit, tekniku aktual i Romës, zbuloi edhe momentin kur vendosi Eto’o në rolin e mbrojtësit të majtë në periudhën kur trajnonte Interin, skuadër me të cilën fitoi tripletën e famshme.

“Eto’o në rolin e mbrojtësit? Po luanim ndaj Chelseat, rezultati i përgjithshëm ishte 3-1 për ne. Ishte gjysmëfinalja e Champions League dhe për 60 minuta shkonim në finale.

Përballë kishim skuadrën më të fortë në botë. I afrohem Eto’o dhe i them; do të bëjmë si fenomenë apo do të shkojmë në finale? Çfarë do të bëjmë? Do bëjmë histori apo filozofi? Vendosëm që të bënim histori dhe ia dolëm me sukses.

Titulli “Special One”…  Nuk e kam zgjedhur unë për veten, kush mendon kështu gabon. Nuk e kam thënë kurrë se jam “Special One”. Them se jam një nga trajnerët e shumtë special, në Itali ka shumë të tillë.

Është Allegri, Ancelotti. Kur Ancelotti drejtoi Everton në Premier League dikush tha se ai ishte shumë i vjetër, për disa të tjerë Allegri është skarco. Për fatin e tyre të keq, Ancelotti vijon të fitojë ndërsa Allegri me siguri do të rikthehet të fitojë”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat