Gol dhe asist, Armando Sadiku protagonist

Futboll

Gol dhe asist, Armando Sadiku protagonist

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:45
Sadiku

Armando Sadiku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e parë në elitën e kampionatit indian.

Në takimin që skuadra e tij, Mohuan Bagan luajti në JRD Tata Sports Complex (Jamshedpur) ndaj Jamshedpur, Sadiku “tundi rrjetën” në mintën e 29-të.

Për 32-vjeçarin nga Shqipëria ishte ndeshja e tij e katërt me fanellën e atij ekipi. Sadiku ka luajtur më parë në Bolivi për Bolivar, ndërsa ka kontribuar në Spanjë për Las Palmas apo edhe Cartagena.

Armando Sadiku ka rezultuar protagonist në fitoren 3-2 të Mohun Bagan në transfertë ndaj Jamshedpur. Sulmuesi kuqezi hapi siparin e fitores për skuadrën e tij me golin e shënuar në minutën e 29-të, si dhe dha asistin e golit të tretë të realizuar nga Nasiri në minutën e 80-të.

Me këtë trepikësh skuadra e Sadikut kryeson kampionatin indian me pikë të plota, 12, katër fitore në katër ndeshje të luajtura, duke u konfirmuar si pretendent kryesor për titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat