Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira

Futboll

Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:25
Neymar

Neymar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor.

Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.

Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme. 31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

Me shumë gjasa, Neymar do të humbasë edhe Kupën e Amerikës e cila zhvillohet në qershorin e vitit 2024 në Amerikë.

Dëmtimet kanë qenë një problem i madh për Neymar në sezonet e fundit dhe nuk e kanë lejuar të shprehet lirisht në fushë.

Ky i fundit ishte padyshim një nga më të rëndët që ka pësuar sulmuesi pasi bëhej fjalë për një dëmtim të dyfishtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat