Ekipet arabe “trokasin” për katër yjet e Serie A dhe dy trajnerë

Futboll

Ekipet arabe “trokasin” për katër yjet e Serie A dhe dy trajnerë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” ka bërë me dije se futbolli në gadishull rrezikon të humbasë disa nga yjet e tij.

Ekipet arabe kanë vënë në shënjestër katër futbollistë “big” që luajnë në Serie A dhe që në janar apo verën e ardhshme mund t’i thonë lamtumirë Italisë.

Bëhet fjalë për Romelu Lukaku, Paulo Dibala, Kristian Pulishiç dhe Adrien Rabiot. Natyrisht që lista e lojtarëve që synojnë skuadrat arabe është më e gjatë, por spikatin këto 4 emra, që mund të lënë skuadrat e tyre sezonin tjetër. Në listën e dëshirave të skuadrave nga Lindja e Mesme janë edhe trajnerët Hoze Murinjo e Maurizio Sarri, që gjithashtu janë gati për të nisur një aventurë të re.

Futbolli në Arabinë Saudite po njeh një rritje të ndjeshme të nivelit, teksa mjaft futbollistë të mëdhenj kanë shkuar aty, të tërhequr si nga paratë ashtu dhe nga investimet e mëdha që po kryhen. Dhe kjo dyndje nuk ka për të ndalur, duke mbërritur yje si nga Italia ashtu dhe nga kampionatet e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat