“Galaktikët” me një tjetër mungesë në transfertën e së dielës!

Futboll

“Galaktikët” me një tjetër mungesë në transfertën e së dielës!

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 14:17
Logo e Real Madrid

“Galaktikët” me një tjetër mungesë në transfertën e së dielës!

Periudha e përballjeve të Kombëtareve ka qenë katastrofike, për një sërë ekipesh, por më të “gjymtuar”, duket të kenë përfunduar “galaktikët” e Real Madrid, të cilët pasi humbën shërbimet e Tchouameni, Camavinga e Vincius Junior do të kenë një tjetër humbje të madhe në përballjen e së dielës, ndaj Cadiz.

Bëhet fjalë për “fantazistin” tjetër, të sulmit, Rodrygo, me 22-vjeçarin, që ditën e enjte e la në mes fazën përgatitore për sfidën e së dielës, duke shqetësuar jo pak teknikun Ancelotti, me këtë të fundit, që është në pritje të rezultateve të ekzaminimeve mjekësore, për të mësuar përfundimisht gjendjen e “yllit” brazilian.

Në rast se mungesa e Rodrygo konfirmohet atëherë, tekniku italian do të ketë në dispozicion për sulmin, ndaj sfidës të së dielës vetëm dyshen spanjolle, Brahim Diaz e Joselu, duke ndërlikuar shumë transfertën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat