Emri favorit për të veshur fanellën zikaltër

Futboll

Emri favorit për të veshur fanellën zikaltër

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:09
Giuseppe Marotta

Giuseppe Marotta ka zbuluar planet e Interit për merkaton e janarit, duke theksuar se një anësor i djathtë është i domosdoshëm, në kushtet e mungesës së gjatë të Cuadrados.

Emri favorit për të veshur fanellën zikaltër duket kanadezi Tayon Buchanan, i cili prej dy ndeshjesh nuk grumbullohet më me Club Brugge, megjithatë Marotta ka refuzuar të përmendë emra.

“Në janar do të afrojmë një anësor. Nuk kishim plan të hynim në merkato, por dëmtimi i Cuadrados na detyron të afrojmë një tjetër futbollist. Po studiojmë alternativat dhe shumë shpejt do të vendosim”, u shpreh Marotta.

Administratori i deleguar i Interit ka komentuar edhe ecurinë e negociatave për rinovimin e kontratave me disa prej futbollistëve aktualë.

“Po negociojmë për rinovimin me disa prej futbollistëve, por nuk kemi asnjë nxitim. Të gjithë duan të vazhdojnë të  qëndrojnë te Interi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë kemi kohën e duhur për të përgatitur terrenin për rinovimin”, tha Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat