Kur kthehet Militao?

Futboll

Kur kthehet Militao?

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:47
Eder Militao

Carlo Ancelotti ka zbuluar se kur mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao do të rikthehet në fushë pasi ai vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi i gjurit.

Duke folur për gazetarët, italiani tha: “Militao do të kthehet në prill ose në fund të marsit. Ai ka filluar të ndihet shumë mirë.

Ne menduam se pas dëmtimit të [David] Alaba, mund të vononim [Aurelien] Tchouameni në një emergjencë dhe ai e ka bërë mirë. Tani është një emergjencë absolute nëse [Antonio] Rudiger nuk luan, por është vetëm për një ndeshje. Nuk është për të gjithë sezonin sepse Militao do të kthehet”.

Ai la të kuptohet gjithashtu se mund të vendosë francezin e gjithanshëm Eduardo Camavingan si qendërmbrojtës nëse e kërkon situata.

“Ai nuk ka luajtur kurrë, por ka profilin. Ai e nxjerr topin shumë shpejt, është shumë i fuqishëm në duele, është shumë i shpejtë. Janë tre opsionet dhe të treja, më japin besim. Mendoj se munden bëje shumë mirë nesër. Për mendimin tim, personalisht, qendra mbrojtëse është më e thjeshta në futboll, sepse përdor më shumë kokën sesa energjinë tënde, prandaj mendoj se ata të tre mund ta bëjnë mirë”.

Los Blancos kanë një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar që përfshin lojtarë të rregullt të ekipit të parë si Thibaut Courtois, Vinicius Jr, Alaba dhe Militao, megjithatë ata aktualisht janë duke udhëhequr garën për titull në La Liga pasi gëzojnë një diferencë prej një pikësh me Gironan dhe janë shtatë pikë mbi rivalët e përbetuar, Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat