Kili nuk fali
Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Kili, në ndeshjen miqësore që është zhvilluar në stadiumin e Parmës.
Kili ka dëshmuar lojë të mirë duke shënuar dy herë në portën shqiptare.
Shqipëria - Kili 0:3
Shënues: Eduardo Vargas (20'), Bolados (84'), Davila 90+2’).
Kartona të verdhë: Ramadani, Hysaj - Sanchez, Suazo.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani (Laçi 57'), Asllani, Bajrami (Muçi 72'), Asani (Muçolli 63'), Seferi (Hoxha 79'), Manaj (Broja 68').
Kili: Bravo, Isla (Fernandez 87'), Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria (Pavaz 90+3'), Nunez (Perez 72'), Osorio (Zavala 87'), Sanchez (Bolados 82'), Davila, Vargas (Brereton Diaz 72').
Një ndeshje që pati edhe paksa starte të ashpra, ndërsa kuqezinjtë patën rastin më të mirë në minutën e 76-të.
Në minutën e 20-të, Vargas nga rreth 15 metra e me goditje të fortë përtokë shënoi në këndin e poshtëm djathtë të portierit Strakosha , 1:0.
Në minutën e 76-të, Armando Broja shpërdoroi rastin më të mirë, kur pritej gol nga rreth 7-8 metra goditja e tij u bllokua nga një mbrojtës kilian.
Futbollisti Bolados është aktivizuar në minutën e 82-të dhe pas dy minutave shënoi për 0:2.
Për selektorin e Shqipërisë ishte një test i mirë për të pa formën e futbollistëve.
Në minutën e 90+2, Davila realizoi për 0:3.
Duhet theksuar se futbollisti Arbër Hoxha ka debutuar nga minuta e 79-të për Shqipërinëë.