Idrizi: Ne kemi kualitet dhe do të bëjmë paraqitje të mirë kundër Hungarisë

Futboll

Idrizi: Ne kemi kualitet dhe do të bëjmë paraqitje të mirë kundër Hungarisë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:42
Idrizi

Në prag të ndeshjes Hungari – Kosovë, e cila do të zhvillohet me 26 mars nga ora 19:00, mesfushori Idrizi ka folur për faqën zyrtare të FFK-së.

25 vjeçari është optimist se dardanët kanë kualitetin e duhur për të zhvilluar një ndeshje sa më të mirë kundër hungarezëve.

“Besoj që në ndeshjen e parë u paraqitëm mirë. Hungaria është komplet një tjetër kundërshtar, por edhe ne kemi kualitet dhe do të bëjmë paraqitje të mirë” shtoi Blendi 

Blendi aktivizohet te Schalke 04 në Bundesliga 2, ku deri më tani është paraqitur në 12-të ndeshje, duke kontribuar me një gol dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat