Laçi kërkon kthesën

Futboll

Laçi kërkon kthesën

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:22
Laçi

Laçi bëhet gati për sfidën e fundit të këtij sezoni kundër Partizanit, ku do të kërkojë të bëjë dëmet e fazës së tretë, kur mori një fitore në minutat në limite në “Arenën e Demave”.

Megjithatë, situata në javët e fundit nuk është aspak e mirë, pasi triumfi i fundit në kampionat daton pikërisht në atë ndeshje të 20 nëntorit ndaj kampionëve në fuqi.

Më pas bardhezinjtë kanë regjistruar vetëm humbje ose barazime dhe as ardhja e Cungut në krye të stolit nuk po jep efekte ringjalljeje.

Sa i përket formacionit, Laçi pritet të luajë me një rreshtim 4-3-3, me trajnerin Cungu, që ka ekip të plotë dhe më të mirët në dispozicion. Laçi ka qenë gjithnjë një transfertë “ferri” për Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat