Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi

Futboll

Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi

Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:17
Mirlind Daku

Rubin Kazan po luan ndaj Akhmat Groznyt në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit rus, ku sulmuesi Mirlind Daku ka lënë gjurmë pas vetëm 45 minutash.

Daku po paraqitet nga minuta e parë te Rubin, ndërsa te Akhmat po paraqitet Bernard Berisha.

Fillimisht Daku asistoi te goli i parë i shënuar Lazar Randjelovic për 1-0 në minutën e 12-të.

Pastaj në minutën e 35-të ishte vet Daku që shënoi për 2-0.

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit gjilanas në elitën e futbollit rus, ku ka edhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat