Monza ka bërë një sezon pozitiv në Serie A

Futboll

Monza ka bërë një sezon pozitiv në Serie A

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:50
Palladino e Galliani

Monza ka zhvilluar një sezon pozitiv në Serie A, me skuadrën ‘’bardhekuqe’’ që qëndron në mesin e klasifikimit, teksa një meritë të rëndësishme ka edhe Raffaele Palladino.

Pas barazimit 2-2 me Lazio-n, 40-vjeçari u pyet mbi mundësinë e rinovimit me Monza-n, teksa Palladino theksoi se interesohet vetëm për momentin.

“Realisht fokusi është të bëjmë mirë në tre ndeshjet e ardhshme, që unë i konsideroj finale.

Por, në fund të sezonit do të ulemi, pasi unë dhe Adriano Galliani kemi vendosur për një takim, ku do të flasim për të ardhmen time. Jam shumë ambicioz dhe Galliani e di këtë”– tha Palladino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat