Ancelotti: Historia e këtij klubi ka lindur së bashku me Champions League

Futboll

Ancelotti: Historia e këtij klubi ka lindur së bashku me Champions League

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:06
Carlo Ancelotti

Trajneri Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, që më shumë e ka fituar Champions League (4) do të luajë një tjetër finale të shtunën.

Ai ka qenë protagonist në një pjesë të madhe të mediave, si ato spanjolle dhe ato ndërkombëtare që kanë bërë garë mes tyre për t’i shkëputur një intervistë teknikut të “Los blancos”. Për “esRadio” në Spanjë dhe “The Times” në Angli, tekniku ka sqaruar finalen kundër Dortmundit, duke treguar se si ekipi i tij mund t’ia dalë të kthehet në Madrid me një tjetër trofe.

Champions League duket e bërë enkas për Realin.

Të gjithë në këtë klub e përgatisin me imtësi këtë kompeticion, krijojnë një ambient të veçantë.

Historia e këtij klubi ka lindur së bashku me Champions League.

Për ne në Madrid, ky është një kompeticion më i rëndësishëm se të tjerët.

Kur mbërrita për herë të parë në Madrid, ishte një çmenduri për të fituar të dhjetën. Kur e fituam në Lisbonë ishte e pabesueshme”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat