Erling Haaland do të jetë qendërsulmues i Manchester City edhe sezonin e ardhshëm. Po çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij, në planin afatgjatë? Duke folur për TV2, sulmuesi norvegjez deklaroi:
“Kam pasur dy vite fantastike te Manchester City, më kanë mbetur edhe tri vite të tjera. Kjo është me të vërtetë gjithçka që mund të them. A po zhvillohen negociata? Kjo është gjithçka që mund të them, kjo që sapo thashë”.
Manchester City dëshiron të sigurojë një kontratë të re për Erling Braut Haaland. Pep Guardiola ka konfirmuar se do të qëndrojë në pankinën e “qytetarëve” deri në fund të sezonit të ardhshëm, teksa mundësia e lamtumirës duke filluar nga viti 2025 (skadimi i kontratës së tij) po bëhet gjithnjë e më e qartë. Kjo është arsyeja pse perspektiva e një eksodi nga “Etihad” vitin e ardhshëm është e konsiderueshme.
Prandaj, dëshira e fortë e klubit anglez për të “lidhur me zinxhir” sulmuesin norvegjez konfirmohet nga “Sunday Mirror”. Lojtari i lindur në vitin 2000 ka fituar 2 tituj radhazi të Premier League, që kur u transferua në Manchester nga Borussia Dortmund, verën e vitit 2022 për 51 milionë stërlina. Ai ka ende tri vite në kontratën ekzistuese (deri më 30 qershor 2027).
Marrëveshja që e lidh atë me City, specifikon tabloidi britanik, efektivisht i lejon lojtarit të kalojë në çdo klub jashtë Anglisë.
Kjo vlen për sa kohë që klubi i huaj në fjalë është i gatshëm të paguajë 175 milionë stërlina, klauzolë lirimi që u aktivizua këtë verë.