Bajrami na tronditi, reagimet e mediave italiane

Futboll

Bajrami na tronditi, reagimet e mediave italiane

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Italia mposhti Shqipërinë me shifrat 2-1. Nedim Bajrami shënoi pas vetëm 23 sekondash, duke qenë lojtari që vendos rekord në të gjitha Kampionatet Europiane.

Është goli më i shpejtë në historinë e Euro-s.

Një gol që ka zuri në befasi italianët, por për fatin tonë të keq epërsia zgjati vetëm 10 minuta, pasi Barella do të barazonte fillimisht dhe më pas Bastoni do të përmbyste shifrat. Në Italia e kanë pranuar se starti ishte mjaft befasues dhe troditës, pasi i kapi të pa përgatitur “axurrët”.

Ja disa nga titujt kryesorë në mediat italiane se si është pasqyruar dueli mes Italisë dhe Shqipërisë:

 “SportMediaset: Bastoni dhe Barela e lagin me fitore në debutim me përmbysje.

Sky Sport: Bastoni dhe Barela e përmbysin pas tronditjes fillestare.

Tuttosport: Çmenduri DImarko, barazim Bastoni, Barela shtrin Shqipërinë. Italia, nisje me tre pikë.

Corriere Dello Sport: Itali, je e bukur, Bajrami frikëson të kaltrit në nisje, Bastoni dhe Barela i dhurojnë fitoren Spaletit.

La Gazzetta Dello Sport: Bajrami na tremb, por pastaj Bastoni dhe Barela e përmbysin Shqipërinë. Itali, është një debutim i bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat