Federata kroate: Thirrjet i kanë bërë shqiptarët, ne nuk kemi faj

Futboll

Federata kroate: Thirrjet i kanë bërë shqiptarët, ne nuk kemi faj

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 12:44
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit e Kroacisë ka bërë me dije se kishte marrë një njoftim nga UEFA se FARE (Futbolli i Bashkuar kundër Racizmit) e kishte raportuar ngjarjen e 19 qershorit si racizëm dhe diskriminim.

Federatës kroate të futbollit i është dhënë një kohë e caktuar për t’u ankuar, pas së cilës UEFA do të vendosë për një dënim të mundshëm.

FARE ka raportuar thirrjet “Vri*e serbin”, po ashtu edhe “Serbët të vjerrur në pemë”, për të cilat serbët kanë bërë ‘rrëmujë’ të madhe dhe kështu miqësia mes shqiptarëve dhe kroatëve është shënjestruar.

Mirëpo, siç shkruan “Sportske Novosti”, këto thirrje kinse janë bërë vetëm nga shqiptarët, të cilët ishin pas golit dhe ishin goxha të zhurmshëm.

Ky medium shton tutje duke thënë se ata këndonin qëllimisht në gjuhën kroate, duke pritur që edhe pjesa tjetër e stadiumit t’u bashkohet, por kjo nuk ndodhi.

Vetëm një pjesë e vogël e kroatëve iu bashkuan. Federata e Futbollit e Kroacisë do ta bazojë mbrojtjen e saj në këtë argument.

“Mendoj se jemi objektiv kur them se këto thirrje nuk janë dëgjuar nga tifozët tanë.

Kur kishte ndodhur më herët, ne jemi treguar burra dhe e kemi pranuar fajin. Por, kësaj here nuk është ashtu, dhe nuk do të lejojmë askënd të na gjuajë neve”, ka thënë kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Parandalimit të Federatës kroate të futbollit.

Ai po ashtu shtoi se nuk kishte asnjë flamur kroat që kishte përmbajtje të papërshtatshme për një ndeshje futbolli.

“Do të mundohemi deri në fund të konfirmojmë se tifozët kroatë nuk kanë marrë pjesë në këtë ngjarje dhe nuk kanë bërë asgjë të dyshimtë gjatë ndeshjes”, u shpreh Jurjeviç.

Mediumi kroat shton tutje se delegati i ndeshjes nuk i ka raportuar të sharat në kor, racizmin dhe diskriminimin, por këtë e ka bërë FARE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat