8 duele me Spanjën, 31 gola në portën e kuqezinjve

Futboll

8 duele me Spanjën, 31 gola në portën e kuqezinjve

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 13:18
Pamje nga ndeshja

Shqipëria do të luajë “all-in” ndaj Spanjës ditën e hënë në orën 21:00.

Kuqezinjtë në Dusseldorf do të tentojnë fitoren historike ndaj spanjollëve, e cila do t’i kualifikonte për në “Play-Off” e Euro 2024.

Sylvinho dhe “djemtë” e tij e dinë vështirësinë e kësaj sfide, ndërsa rëndësia e saj është shumë e madh, teksa me një fitore do të shkruanin historinë në Euro 2024.

Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, të gjithë tifozët dhe futbollistët janë optimist për një fitore ndaj iberikëve, e cila në fakt do të ishte edhe e para në histori kundër tyre.

Në 8 duele direkte mes tyre, Spanja padiskutim ka fituar gjithmonë. 8 fitore për spanjollët, nuk lënë shumë vend për të diskutuar. Madje “Furia e Kuqe” e ka dërguar topin në rrjetën e kuqezinjve plot 31 herë, duke treguar kështu dominimin e tyre.

Nga krahu tjetër Shqipëria ka mundur të shënojë vetëm 3 gola në portën e spanjollëve. Fitorja më e thellë e Spanjës ndaj Shqipërisë është 9-0, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Euro 1992.

Shpresojmë shumë që ditën e hënë, “djemtë” tanë të arrijnë fitoren e parë ndaj spanjollëve, m ekëto të fundit që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër si të parët e grupit B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat