Gostivari ia doli të realizojë synimin për ta sjellë Aldair Djalon në radhët e tyre, pasi skuadra e ligës së parë të Maqedonisë së Veriut sot zyrtarisht nënshkroi kontratë me këtë mbrojtës 32-vjeçar.
Aldair është me origjinë nga Guinea-Bissau, por pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Portugali.
Ai vjen nga shkolla e futbollit të skuadrës portugeze Penafiel, ndërsa në Portugali është paraqitur edhe për Olhinense, Jules Vicente dhe Madeira. Ai ka luajtur edhe për AEL Limassol në Qipro, si dhe për Olimpinë sllovene, tani nënshkroi me Gostivarin.
Gostivari ka zyrtarizuar një tjetër transfertë, duke nënshkruar me 33-vjeçarin Zeni Husmani, mesfushor me përvojë, i cili ka luajtur për Domzhalen në kampionatin slloven sezonet e fundit.