120 mijë euro për Ujkën 'trazojnë ujërat' e kampionëve?

Futboll

120 mijë euro për Ujkën 'trazojnë ujërat' e kampionëve?

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 13:39
Agim Demrozi dhe Serxho Ujka

Serxho Ujka u zyrtarizua ditën e djeshme si futbollist i Egnatias dhe menjëhrë u bë protagonist në opinionin publik. Fillimisht u raportua për një blerje kartoni prej 100 apo 120 mijë eurosh, por me një reagim zyrtar është vetë zyrtari i klubit rrogozhinas, Xhevdet Zekaj që hedh poshtë këto shifra.

Zekaj deklaron se Egnatia ka paguar vetëm 50 mijë euro në arkat e Laçit, gjysmën e shumës së raportuar. Një komunikim i tillë vjen për arsyen e “sqarimit dhe ruajtjes së harmonisë për të mos patur asnjë keqkuptim dhe ndikim në harmoninë e grupit”, siç shkruhet në deklaratë.

-DEKLARATA-

Si gazetar, si zyrtar i Kf Egnatias dëshiroj të bëjë sqarimin e mëposhtëm, duke iu referuar disa lajmeve ditore mediatike mbi transferimin e Serxho Ujkës tke kampionët e Shqipërisë.

Që në krye të herës saktësojmë se nuk bëhet fjalë kurrsesi për shifra të tilla 120 mijë euro. Kartoni i Serxho Ujkës është blerë nga Laçi për jo më shumë se 50 mijë euro. Ftojmë gazetarët të infornmohen nga burimet zyrtare të klubit, para se të keqinformojnë lexuesit e tyre. Vlera e thënë në media është e rreme, shifra të tilla janë tepër të ekzagjëruara.
Kf Egnatia është serioze dhe mjaft e kujdesshme në merkaton hyrëse.

Ju lutemi gazetarëve t’iu referohen burimeve zyrtare.Shuma e shpenzuar nga Egnatia nuk është më shumë se 50 mijë euro.

Këtë saktësim e bëj për të sqaruar mbi të gjithë lojtarët e skuadrës sonë, për të mos pasur asnjë keqkuptim dhe ndikim në harmoninë e grupit.

Kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve, i ftojmë të shkruajnë të vërteta, jo të trillojnë shifra stratosferike, që nuk ekzistojnë as në imagjinatën e drejtuesve të Egnatias.

Ne do të jemi të hapur e bashkëpunues në çdo moment për t’i informuar gazetarët e interesuar me fakte të vërteta, ndërsa ftojmë mediat të mos shpikin shifra transferimesh që nuk ekzistojnë, që janë më shumë se dyfishi i realitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat