Selektori rumun tregon se çfarë problemesh ka pas fitores në Kosovë

Futboll

Selektori rumun tregon se çfarë problemesh ka pas fitores në Kosovë

Nga: K. G. Më: 8 shtator 2024 Në ora: 22:16
Hagi e Lucesku

Rumania do të paraqitet nesër, të hënën, më 9 shtator, nga ora 20:45, ndaj Lituanisë në stadiumin Steaua.

Pas ndeshjes së parë të Ligës C të Kombeve në Prishtinë, tani i pret sfida e radhës.

Do të jetë edhe ndeshja e parë e Mircea Luceskut në Rumani, pas rikthimit në stolin e kombëtares, ndaj atmosfera premton të jetë një nga ditët e shkëlqyeshme.

Selektori rumun tregon se çfarë problemesh ka pas fitores ndaj Kosovës me rezultat 3:0.

“Është e vështirë të rikuperohesh në një kohë të shkurtër. Luan vonë, ke pak orë gjumë.

Bën një seancë stërvitore me ata që nuk kanë luajtur.

Prandaj janë shumë të rëndësishme edhe diskutimet që keni me lojtarët”, tha Lucescu, në konferencën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat