Shqipëria befasohet
Gjeorgjia e ka befasuar Shqipërinë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Shqipëria nuk e ka treguar lojën sikur me Ukrainën, ndërsa mysafirët realizuan një eurogol që e la të shtangur Shqipërinë në minutën e 71-të.
Pas fitores me 2:1 ndaj Ukrainës në Pragë, Shqipëria sonte njoftohet me humbjen e parë.
Shqipëria - Gjeorgjia 0:1
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shkues: 20.000.
Gjyqtar: E. Lambrechts (Belgjika).
Shënues: Kochorashvili (71').
Kartona të verdhë: Uzuni - Kiteishvili e Chakvetadze .
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami (Uzuni 81'), Asani (Spahiu 72'), Hoxha (Laçi 61') dhe Manaj (Seferi 72'). Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kashia, Dvali, Kakabadze, Kiteishvili, Gvelesiani, Ochoshvili, Chakvetadze, Kochorashvili (Altunashvili 90+2'), Mikautadze (Zivzivadze 86') dhe Kvaratskhelia. (Davitashvili 75'). Trajner: Willi Sgnol.
Në minutën e 63-të, Nedim Bajrami në pozitë të mirë por goditja e tij shkoi pranë shtyllë së majtë të rivalit.
Pas kartë minutave (67') Shqipëria me fat, futbollisti Kakabadze nga afërsia goditi fortë por mbi portën e kuqezinjve.
Në minutën e 71-të, futbollisti Giorgi Kochorashvili nga rreth 20 metra ka dërguar goditje të fuqishme dhe topi futet në këndin e epërm të djathtë, ku prek pak shtyllën dhe portieri Thomas Strakosha mbetet statikë.
Në minutën e 88-të, Thomas Strakosha shpëtoi portën, duke ndal goditjen e lojtarit rival.
Në Ligën B të Kombeve në Grupin 1, Gjeorgjia kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Shqipërinë me 3, Çekia 3 dhe Ukraina 0 pikë.